Rezultati i pandemisë së koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar “nuk ka qenë i mirë”, tha këshilltari kryesor shkencor i qeverisë.
Sir Patrick Vallance i tha Komitetit të Shkencës dhe Teknologjisë se ka “shumë faktorë” që përcaktojnë sesi vendet reagojnë ndaj shpërthimit.
Ai tha: “Siç ka thënë më parë Chris Whitty (drejtori kryesor mjekësor i Anglisë) është shumë e vështirë të dihet se ku jemi në këtë moment.
“Është e qartë se rezultati në Mbretërinë e Bashkuar nuk ka qenë i mirë – Unë mendoj se ju mund të jeni absolutisht të qartë për këtë.
“Është e qartë që ju mund të shihni një grup vendesh që kanë reaguar jo aq mirë.
“Vende që janë shumë mirë të lidhura ndërkombëtarisht, vende që kanë strukturat e popullsisë të një lloji të caktuar.
“Ka shumë faktorë që luajnë rol në këtë situatë, ndërsa shohim dhe themi, “çfarë është ajo që i bën disa vende të kenë reaguar më keq se të tjerët?”, dhe se merren vendime që do të rezultojnë se nuk kanë qenë të duhurat në atë kohë “.
Ai gjithashtu tha se do të ishte “absolutisht e preferueshme” të kishte kapacitet më të madh të testimit që në kohën e hershme të të pandemisë./BBC