99-vjeçarja i shpëtoi tentativës së vrasjes, kancerit, rrëzimit të aeroplanit, i shpëton edhe Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pasi i mbijetoi një përpjekje për vrasje, një rrëzimi të aeroplanit dhe kancerit të gjirit, një grua 99 vjeçare e mposhti edhe koronavirusin.

E sëmura nga demenca, Joy Andrew, mori koronavirusin në shtëpi të pleqve, e cila më pas u vendos në njësitin e kujdesit intensiv, transmeton lajmi.net.

Por disa ditë pasi vajza e saj Michele Andrew, 57 vjeç, e vizitoi t’i jepte lamtumirës së fundit, ajo nisi ta luftonte virusin pandemik.

Personeli i shtëpisë së pleqve ishin pesimistë gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm lidhur me fatin e saj.

Andrew lindi dhe u rrit në veri të Londrës në vitet 1920 para se të bashkohej në Forcën Ajrore Ndihmuese të Grave si rreshtere gjatë luftës, ku ajo shërbeu në Sallën e Operacioneve në Komandën Bomber. 

Share This Article