Meta: Boll kanë folur në emër të popullit shqiptar, secili e cakton vetë dhe e zgjedh vetë fatin e tij

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Ilir Meta duke u ndalur tek çështja e referendumit për ndryshimet kushtetuese ka përsëritur deklaratën e djeshme.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta ka shkëputur një pjesë nga konferenca e djeshme me gazetarët, ku bëri deklarata të forta.

Statusi i Metës:

Unë nuk e zgjedh fatin e askujt. Secili e cakton vetë dhe e zgjedh vetë fatin e tij.
Por që dikush të marrë guximin e të flasë në emër të POPULLIT shqiptar, ky është një guxim që vjen vetëm nga MARRËZIA, ose nga probleme të tjera, por kurrsesi që nuk vjen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
Boll e kanë lënduar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë! Boll e kanë lënduar POPULLIN shqiptar! Boll kanë folur në emër të POPULLIT shqiptar! Nuk ka asnjë diktator apo asnjë kandidat për diktator që nuk flet në emër të të gjithë POPULLIT.
POPULLI FLET VETË!

Share This Article