Në ora 8:30 në pikë-pagesën në Milladinovc, në afërsi të Shkupit, sot një kamion, me targa nga Shkupi goditi traun e pastaj edhe barrikadën prej betoni.
Shoferi iku nga vendi i ngjarjes, ndërsa në kamion u gjetën emigrantë.
MPB konfirmon rastin për Alsat, por detaje do të jep pasi ta zbardh rastin në tërësi, për sa emigrant bëhet fjalë, cili është vendi i tyre i origjinës dhe si përfunduan në pikë-pagesën Milladinovci.