Këtu po hedhim një vështrim në disa nga zhvillimet më të mëdha nga Mbretëria e Bashkuar dhe nga mbarë bota:
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson njoftoi se kufizimet e koronavirusit do të lehtësohen më tej në Angli në javët e ardhshme, si pjesë e planeve për një “kthim të rëndësishëm në normalitet” deri në Krishtlindje.
Rastet e koronavirusit tejkaluan në të gjithë botën 13 milion, ndërsa më shumë se 590,000 njerëz kanë vdekur.
Ministri i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar, Matt Hancock bëri thirrje për një rishikim urgjent se si janë regjistruar vdekjet e koronavirusit në Angli.
India u bë vendi i tretë në botë që tejkaloi një milion raste, duke ndjekur SHBA dhe Brazilin.
SHBA raportoi më shumë se 74.500 raste të reja – rritja më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë në vend.
Katalonja u bëri thirrje banorëve të Barcelonës dhe zonave përreth që të qëndrojnë në shtëpi si pjesë e masave të reja./BBC