Dy të vdekur e 48 raste të reja me Covid-19 në Mal të Zi
Instituti për Shëndetësi Publike i Malit të Zi ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur dy pacientë si pasojë e COVID-19, ndërkohë që janë shënuar edhe 48 raste të reja, bëjnë të ditur mediat malazeze.
Totali i të vdekurve ka shkuar në 30, ndërkohë që vetëm gjatë korrikut kanë vdekur 21 pacientë.
Gjithsej me koronavirus janë shënuar 2.072 raste.