Për herë të parë, numri i të infektuarve me koronavirusin e ri në botë u rrit për një milion për më pak se 100 orë, njoftuan mediat perëndimore në bazë të të dhënave zyrtare.
Numri i përgjithshëm i të infketuarve të konfirmuar në botë tejkaloi 14 milionë (14.194.140).
Rasti i parë ishte paraqitur në Kinë në fillim të janarit dhe nevojiteshin tre muaj të tejkalohet pragu prej një milion.
Rritje të numrit të të infketuarve nga 13 në 14 milionë zgjati vetëm katër ditë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë mbrëmë publikoi rritje rekorde të infeksioneve të reja me koronavirus për një ditë prej mbi 237 mijë. Për periudhë 24-orëshe, 237.743 raste janë konfirmuar në nivel global.
Rekordi paraprak – 230.370 infeksione të reja daton nga 12 korriku.
Rritje më të madhe në 24 orët e kaluara është regjistruar në SHBA, Brazil dhe Republika e Afrikës së Jugut.