Intervistimi i Thaçit në Hagë, reagon Rama

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar pas kthimit të presidentit të Kosovës nga Haga ku u intervistua për katër ditë. Rama ka zgjedhur të publikoj në Facebook një foto të Thaçit nga pritja që iu bë në Morinë, derisa gjithashtu ka cituar fjalët e Thaçit.

Bashkëngjitur me flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës, Rama citon fjalët e Thaçit.

“Askush nuk do ta rishkruajë dot historinë e lirisë sonë”.

Të njëjtat fjalë Thaçi i ritha edhe sonte kur iu drejtua qytetarëve për t’i njoftuar lidhur me intervistimin e tij.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për katër ditë u intervistua në Hagë nga Gjykata Speciale.

Muajin e kaluar Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka njoftuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Ende nuk është e qartë se kush bën pjesë në grupin e “të tjerëve”, siç i ka cilësuar Zyra e Prokurorit.

Share This Article