Kreu i Zyrës për Statistikat Kombëtare ka thënë se ai nuk ka vërejtur ndonjë rritje në rastet e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar pas lehtësimit të masave të bllokimit.
Prof Sir Ian Diamond i tha Sophy Ridge në Sky News se: “Nëse ne do të jemi vërtet të kujdesshëm dhe nëse do të jemi në gjendje t’i ndjekim të gjitha rregullat, më duket se do të ketë një linjë fikse relative për momentin.
“Është e qartë se gjatë vjeshtës ne do të duhet të jemi gjithnjë vigjilentë.”
Sir Ian shtoi se rikuperimi ekonomik i formës V – është i shpejtë dhe i qëndrueshëm – megjithëse koronavirusi është ende i mundur, por paralajmëroi se është shumë herët për të folur për këtë gjë.
“Sigurisht që kemi parë disa indikacione, me rritjen e prodhimit deri në 8% dhe ndërtimi deri 8%, por është e qartë se ka shumë gjëra për t`u bërë siç janë turizmi dhe akomodimi.”/BBC