• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Thursday, May 15, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Kush ishte Paolo Borsellino, prokurori që u ekzekutua nga Mafia si sot 28 vite më parë

Kush ishte Paolo Borsellino, prokurori që u ekzekutua nga Mafia si sot 28 vite më parë

by albnews
19 July, 2020
in Bota
0
8
VIEWS

alermo. Mesin e fëmijëve që bërtasin rreth një topi, ndodhen dy miq, Xhovani e Paolo, që kanë vetëm 1 vit diferencë nga njëri – tjetri. Falkone e Borselino, nuk ishin vetëm kolegë kundër antimafias, por qëndruan miq për jetë. Madje edhe vdekja i ndau për vetëm 57 ditë. Marrëdhënia e tyre u bë më e ngushtë në vitin 1978, kur Falkone e Borselino do të punonin për të njëjtën çështje. Të dy u vranë si pasojë e sulmeve mafioze.

E ndërkohë, Xhovani, më 23 maj 1992, vdes në duart e Paolos. Pranë trupit të mikut, Paolo kishte pasur vetëm një impresion, por tepër të fortë: “Duke e mbajtur me fytyrë të kthyer ndaj meje Xhovani Falkonen, në frymëmarrjen e fundit, mendova se bëhej fjalë për një takim të mëvonshëm me të”.

E në fakt kështu ndodhi. 56 ditë pas vrasjes së Falkones, më 19 qershor ekzekutohet edhe Borselino. Po kush ishte Paolo Borselino që së bashku me Falkonen, janë dy figura më të mëdha të drejtësisë italiane dhe që kanë hyrë edhe në historinë botërore si heronj dhe martirë kundër mafias.

Kush ishte Paolo Borsellino

Domenica 19 luglio A Basso Volume: Giornata per Paolo Borsellino ...

Lindur në Palermo në vitin 1940 nga një familje në gjendje të mirë, në vitin 1959 regjistrohet në fakultetin e drejtësisë në universitetin e qytetit të tij dhe diplomohet në vitin 1962 me maksimumin e notave. Në vitin e pasrendës, në moshën 23-vjeçare, fiton konkursin për gjyqtar. Vitet e para i kalon në prokurori të ndryshme siciliane; në vitin 1975 vendoset në Palermo dhe nis të punojë përkrah Rocco Chinnici-t, një nga gjyqtarët e shumtë që do të shohë të bjerë viktimë e mafies; fillon të merret me mafien dhe në vitin 1980 pas arrestimeve të para i jepen agjentë truproje.

Nën udhëheqjen dhe falë intuitës së Chinnici-t lind pool-i, grupi antimafie që do të koordinojë të gjitha hetimet dhe që do të ndryshojë me rrënjë mënyrën e luftimit të dukurisë kriminale; në të do të punojnë gjyqtarë si Borsellino, Falcone, Di Lello e Ajala; do të jenë vite fitoresh të mëdha dhe zhgënjimesh e vuajtjesh, veçanërisht kur, e do të ndodhë shpesh, do t’u duhet të qajnë miq e kolegë, por edhe kur do t’u duhet të ndeshen me murin e gomës që duket se përshkon një pjesë të institucioneve. Ndër të parët që bien nën goditjet e mafies do të jenë gjykatësi Cesare Terranova dhe truproja e tij, marshalli i policisë Lenin Mancuso, vrarë më 25 shtator 1979; kapiteni i karabinierëve Emanuele Basile, që bashkëpunon me Borsellinon nga viti 1975, vrarë më 4 maj 1980.

Lista e vrasjeve të atyre viteve do të ishte tepër e gjatë: politikanë, njerëz të forcave të rendit, përfaqësues të drejtësisë, kushdo që u pret rrugën mafiozëve vë në rrezik jetën. Më 30 prill të vitit 1982 vritet kryetari i PCI për Sicilian, Pio La Torre; vendoset të dërgohet si i plotfuqishëm në Sicili gjenerali Carlo Alberto Dalla Chiesa, që sapo kishte arritur suksese të shkëlqyera kundër terrorizmit; gjenerali shpresonte të sillte në Sicili sisteme dhe metoda të përdorura kundër Brigadave të kuqe (Brigate Rosse); do ta kuptojë shumë shpejt që është i vetëm dhe më 2 shtator të të njëjtit vit, vetëm pas tre muajsh nga ardhja e tij, do të masakrohet bashkë të shoqen e re, Setti Carraro, ndërsa ktheheshin në shtëpi pa truprojë.

Come si uccidono i magistrati - Uomini & Business
Falcone dhe Borsellino

Për Paolo Borsellinon dhe Giovanni Falconen janë çaste shumë të vështira: më 29 korrik 1983 një autobombë vret Rocco Chinnici-n, dy nga agjentët e truprojës së tij dhe portierin e një godine. Po të provohet të shfletohet një kronologji e atyre viteve mbetesh pa frymë nga numri i vrasjeve që pasojnë njëra-tjetrën në Sicili.

Por puna vazhdon për Borsellinon dhe pool-in e tij: në vend të Chinnici-t vihet Antonino Caponnetto dhe rezultatet e para fillojnë të duken: më 1984 arrestohet Vito Ciancimino, ish kryebashkiak demokristian i Palermos; por viti 1984 është mbi të gjitha viti i të penduarit të parë të rëndësishëm të mafies: Tommaso Buscetta u tregon gjyqtarëve strukturën dhe lidhjet politike e institucionale të Cosa Nostra-s. Mbi fjalët e tij përfaqësuesit e drejtësisë do të ndërtojnë të parin maksiproces gjyqësor kundër bandave mafioze; por klima vazhdon të jetë e rëndë, vazhdojnë vrasjet e vdekjet, vihen në qarkullim fjalë kundër përfaqësuesve të drejtësisë sikur këta abuzojnë me truprojën duke vënë në rrezik jetë të pafajshmish. Paolo Borsellino kërkon dhe ia arrin të shkojë të drejtojë prokurorinë e Marsalës, ku do të qëndrojë nga 1986 deri më 1991 dhe ku, së bashku me Falconen që qëndron në Palermo, do të arrijë rezultate të mëdha.

Më 1987 Caponnetto largohet nga pool-i për arsye shëndeti; zgjedhja më e mirë për t’i dhënë vazhdimësi punës do të ishte zëvendësimi i tij me Giovanni Falconen, por Këshilli i Lartë i Drejtësisë, nën presione politike dhe me pretekstin e vjetërsisë më të madhe në punë, vendos të emërojë Antonino Mele.

Fillon një erë e re: gjyqtarët që ishin dhënë me mish e me shpirt pas punës ndjehen të izoluar, sulmet personale vazhdojnë me ritme frenetike, përhapen fjalë pa asnjë bazë për qëllime të supozuara politike të Falcones e Borsellinos. Ndërkohë, i pari vendos të pranojë një detyrë të re në Romë, si drejtor i çështjeve penale: është i bindur se, duke qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me politikanët, fjala e tij mund të ketë vlerë për një projekt që ka shumë për zemër: krijimin e një superprokure antimafie; edhe Borsellino merr zemër dhe vendos të kthehet në Palermo: me të vijnë në prokurori zëvendës-prokurori Ingroia dhe marshalli Canale.

Në Romë vendoset të ngrihet Superprokuroria dhe kandidaturat e forta për drejtimin e saj janë dy: ajo e Falcones dhe ajo e Agostino Cordova. Borsellino, edhe pse nuk kishte qenë shumë dakord me zgjedhjen e mikut për t’u transferuar në kryeqytet, e mbështet atë plotësisht, në të gjitha mënyrat, me ndërhyrje dhe deklarata publike. Në maj duket se Falcone i ka të gjitha shanset të bëhet super prokuror, por më 23 të të njëjtit muaj, ndërsa ishte në Palermo, një bombë mbi autostradën e Capaci-t i jep fund karrierës dhe jetës së tij.

Attentato Falcone: da Roma agli Stati Uniti passando per il ...
Vrasja e Falcone

Borsellino është i drobitur por jo i mundur. I ofrojnë kandidaturën e mikut, por refuzon. Dëshiron të qëndrojë në Palermo dhe të japë kontributin e tij me të gjitha mënyrat për të zbuluar vrasësit e Falcones.

Një muaj pas atentatit, duke marrë pjesë në një debat për mikun e tij do të thotë: “Pse nuk iku, pse e pranoi këtë situatë të tmerrshme? Nga dashuria. Jeta e tij ka qenë një akt dashurie ndaj këtij qyteti, ndaj kësaj toke që e lindi dhe e rriti. Sepse, nëse dashuri do të thotë, mbi të gjitha dhe kryesisht, të japësh, për Falconen, dashuria për Palermon dhe njerëzit e saj ka nënkuptuar gjithnjë të japësh diçka, gjithçka ishte e mundur të jepje nga forcat tona morale, intelektuale dhe profesionale për ta përmirësuar këtë qytet dhe atdheun të cilit i takon… Kanë vdekur të gjithë për ne, për të padrejtët, u kemi atyre një borxh të madh dhe duhet t’ua shlyejmë, duke vazhduar veprën e tyre… duke i treguar vetës dhe botës që Falcone është gjallë”.

Fatkeqësisht nuk do ta ketë të mundur: më 19 korrik 1992 në Palermo, në rrugën D’Amelio një autobombë vret gjykatësin Paolo Borsellino dhe njerëzit e truprojës së tij: Agostino Catalano, Walter Cusina, Emanuela Loi, Vincenzo Li Muli, Claudio Traina.

Vrasja e Borsellino

Lidhja me vdekjen ka qenë gjithnjë e pranishme në jetën e këtij shërbyesi të jashtëzakonshëm të shtetit: ka parë të bien një nga një shumë miq e kolegë, por megjithatë, apo ndoshta pikërisht për këtë arsye, shpesh bënte shaka me Falconen me atë çka duhet t’u shkruanin në nekrologji në rast se njëri prej tyre binte nën goditjet e mafies.

Por Borsellino është i vetëdijshëm, dhe me të drejtë, që ka kryer gjithnjë, deri në fund, detyrën e tij; e vetmja gjë që e shqetëson vërtet, i fut ankthin, është dëshpërimi që do të binte mbi familjarët e tij.

Përpara atentatit që i mori jetën kishte shkruar: “Nuk jam as hero as kamikaz, vetëm një person si shumë të tjerë. I trembem fundit sepse e shoh si një gjë të mistershme, nuk di ç’do të ndodhë në botën e përtejme. Por e rëndësishme është që guximi të fitojë mbi të tjera ndjenja… Po të mos ishte për dhimbjen që më jep largimi nga familja ime, mund edhe të vdisja i qetë”.

Vetëm pesë muaj pas vrasjes së Paolo Borsellinos duket sikur gjërat më në fund ndryshojnë: rinisin hetimet dhe arrestimet. Më i bujshmi, më 15 janar 1993, është arrestimi i kreut të Korleonezëve, familjes mafioze më në zë të asaj periudhe, Toto Riinës, që ishte edhe njeriu i atentateve më mizore të viteve pararendëse.

Por mafia nuk dorëzohet: një seri atentatesh mes majit dhe korrikut të të njëjtit vit të lënë të kuptosh që rruga do të jetë ende e gjatë.

Që atëherë kanë kaluar vite; mafia si një lumë karstik ka zënë pozita më të ulëta. Tashmë ka mbyllur epokën e atentateve të bujshme dhe ka rimarrë punën e saj nën rrogoz, por, pa dyshim, ajo ende nuk është mundur.

Previous Post

Ç’mund të mësojmë ende sot nga Revolucioni Francez

Next Post

Kardiokirurgu shqiptar tregon zbulimin e fundit: Pse qumështi i gjirit mban larg covid

albnews

albnews

Related Posts

SHBA po shqyrtojnë zhvillimin e një aeroplani luftarak me dy motorë
Bota

SHBA po shqyrtojnë zhvillimin e një aeroplani luftarak me dy motorë

15 May, 2025
Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit
Albania

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Ministrat e Jashtëm të Britanisë dhe BE-së takohen në Londër pa rezultate konkrete mbi Ukrainën
Bota

Ministrat e Jashtëm të Britanisë dhe BE-së takohen në Londër pa rezultate konkrete mbi Ukrainën

14 May, 2025
Next Post
Kardiokirurgu shqiptar tregon zbulimin e fundit: Pse qumështi i gjirit mban larg covid

Kardiokirurgu shqiptar tregon zbulimin e fundit: Pse qumështi i gjirit mban larg covid

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

14 May, 2025
Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

14 May, 2025
Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

14 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4701 shares
    Share 1880 Tweet 1175
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2393 shares
    Share 957 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM