Arsenali ka rrëmbyer tri pikë në udhëtim te Watfordi, duke triumfuar 1-0.
“Topçinjtë” morën tri pikë falë një gabimi të portierit, Ben Foster, që nuk e largoi topin siç duhet me kohë në minutën e 10-të dhe këtë gabim, e shfrytëzoi sulmuesi, Pierre-Emerick Aubameyang, që shënoi për 1-0, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.
Me këtë fitore, Arsenali ka pushtuar pozitën e katërt dhe ka shkuar në kuotën e 66 pikëve, aq sa Chelsea në pozitën e pestë, por “Topçinjtë” kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.