Pompeo në Britani për të folur për rrjetin 5G, Kinën dhe tregtinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, është duke zhvilluar vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe, ku është takuar me kryeministrin Boris Johnson.

“Vizitë konstruktive me Boris Johnson-in sot”, shkroi kryediplomati amerikan në Tëitter.

“Marrëdhëniet e gjata dhe të fuqishme dypalëshe të dy vendeve tona e kanë vënë themelin për diskutimet e sotme të sinqerta për çështje si rrjeti 5G dhe negociatat për marrëveshje të tregtisë së lirë mes ShBA-së dhe Britanisë”, thuhet në postimin e tij.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka lavdërur vendimin e Britanisë për përjashtimin e kompanisë kineze, Huaëei, nga rrjeti 5G i Britanisë për shkak të shqetësimeve rreth ndikimit të Kinës, të cilën ai e cilëson si rivalen kryesore gjeopolitike të Shteteve të Bashkuara në shekullin 21.

Britania ka mohuar se e ka marrë këtë vendim për shkak të presionit politik nga Shtetet e Bashkuara.

Pekini ka thënë se Perëndimi dhe Uashingtoni në veçanti është përfshirë nga një histeri antikineze dhe nga të menduarit kolonial për shtetin komunist.

Kina ka thënë se vendimi për përjashtimin e kompanisë Huaëei do ta dëmtojë ekonominë britanike dhe do t’i dekurajojë investimet.

Share This Article