Kabineti i Mbretërisë së Bashkuar u takua sot personalisht për herë të parë që nga marsi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka takuar personalisht kabinetin e tij për herë të parë në katër muaj, duke u thënë atyre se axhenda “radikale dhe reformuese” të qeverisë së tij nuk do të “hidhej në erë” nga koronavirusi.

Ministrat u takuan në Zyrën e Jashtme dhe jo në dhomën e vogël të kabinetit në Doëning Street për të mundësuar distancimin shoqëror.

Duke I paralajmëruar për “muajt me pengesa përpara”, Johnson i tha kabinetit të tij: “Për muajt e ardhshëm duhet të arrijmë një ekuilibër – ne duhet të vazhdojmë të shtyjmë poshtë këtë virus dhe ta mbajmë atë nën kontroll në mënyrën heroike që ka arritur populli britanik deri tani “

“Por, ne gjithashtu duhet të kemi kujdes, duke respektuar rregullat për distancimin shoqëror, ta bëjmë ekonominë tonë të lëvizë përsëri dhe t’i kthejmë njerëzit tanë në punë,” shtoi ai.

Ai vlerësoi kabinetin për dhënien e “një shembulli” duke u takuar ballë për ballë, ndërsa kujdesej për distancimin shoqëror./BBC

Share This Article