Eksperti britanik: Njerëzimi do jetojë me pandeminë për dekada me radhë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ekspert britanik paralajmëron se pandemia e koronavirusit do të zgjasë edhe për shumë vite të tjera.

Drejtuesi i Trustit Wellcome, Prof. Sir Jeremy Farrar, hodhi poshtë deklaratat e kryeministrit britanik, se mund të ketë një përmirësim të situatës në nëntor. Gjatë mbledhje së Komitetit të shëndetit, Farrar tha se situata nuk do të ketë përfunduar as deri për Krishtlindje.

Sir Jeremy, anëtar i organit këshillues të qeverisë, tha se bota do të jetojë me koronavirusin për “shumë, shumë vite që do të vijnë”.

“Situata nuk do të ketë marrë fund deri për Krishtlindje. Ky infeksion nuk ka për të ikur, tashmë është një infeksion endemik i njeriut. Edhe nëse do të kemi një vaksinë apo trajtime të mirë, njerëzimi sërish do duhej që të jetonte me virusin për shumë shumë vite….dekada të ardhshme”, tha ai.

Share This Article