Marina Mbretërore britanike do të krijojë një Kompani të re Speciale Komando.
Siç shkruajnë edhe mediat e huaja kjo forcë ushtarake do të përdorë armatimet dhe teknikat luftarake të teknologjisë së fundit, për të kryer operacione në zonat më të rrezikshme të globit.
Në bazë të njoftimit nga Marina Mbretërore, të paktën 150 pjesëtarë të Marinës dhe Forcave Komando të Ushtrisë do të nisin trajnimin e përbashkët në vjeshtë të këtij viti, për të formuar njësinë e re, që do të nisë punën vitin e ardhshëm.



