• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, May 10, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
“Aventura shqiptare” e tre vajzave: Elsa Koch, Irmgrand Tennius dhe Erna Schubert, pengje të Enverit, që çoi në pushkatimin e 104 të burgosurve të Prishtinës

“Aventura shqiptare” e tre vajzave: Elsa Koch, Irmgrand Tennius dhe Erna Schubert, pengje të Enverit, që çoi në pushkatimin e 104 të burgosurve të Prishtinës

by albnews
23 July, 2020
in Albania
0
5
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon historinë e panjohur të tre vajzave gjermane, Elsa Koch, Irmgrand Tennius dhe Erna Schubert, sekretare dhe daktilografiste të Komandantit të Përgjithshëm gjerman në Shqipëri, gjeneralit Fiztum, të cilat më 5 shtator të vitit 1944, teksa ishin duke u larguar nga Shqipëria me një autokolonë gjermane,  u kapën rob në rrugën Kukës-Prizëren nga një kompani partizane që kishte zënë pritë aty dhe më pas me urdhër të Enver Hoxhës u mbajtën peng në Tiranë, në tentativë për t’i shkëmbyer me dhjetra të burgosur që mbaheshin të izoluar në Kampin e Prishtinës. Si u kryen negaciatat për një marërveshje për shkëmbimin e tyre nga ana e të dërguarit të Enver Hoxhës dhe përkthyesit të Gestapos në Tiranë, Petraq Pekmezi, i cili tre ditë para çlirimit të Tiranës, u ekzekutua nga një skuadër partizane në shtëpinë e tij buzë Lanës, dhe fati tragjik i tre vajzave që vuajtën kampeve dhe burgjeve të Shqipërisë komuniste, deri në vitin 1955 kur u lidh marrëveshja Hrushov-Adenaur për shkëmbimin e robërve…

“Përbindëshi kuq e zi i Europës”, ky ishte titulli i librit që shokoi publikun gjerman dhe më gjerë, në mesin e viteve ’60-të, i autores Elsa Koch. Në këtë libër autobiografik autorja përshkruan deri në detaje burgjet dhe kampet e përqëndrimit të Shqipërisë komuniste të sunduar nga klika e Enver Hoxhës, ku ajo dhe dy shoqet e saj: Irmgrand Tennius dhe Erna Schubert, do të kalonin rreth 12 vite të jetës së tyre. Po çfarë e lidhte autoren e librit Elsa Koch me vendin e vogël komunist të Ballkanit dhe cili ishte shkaku që ajo kaloi dymbëdhjet vite të jetës së saj në ferrin e burgjeve shqiptare? Si mundi ajo të largohet nga vendi më i izoluar i Evropës Lindore dhe përse ajo vazhdoi të mbante më pas kontakte me këtë vënd që në librin e saj do ta përshkruante si një ferr të vërtetë?! Të gjitha këto, etj., përbëjnë atë që mund të quhet një aventurë e rrallë të tre vajzave gjermane, që fati i lidhi me Shqipërinë dhe shumë kohë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore! Të zëna rob gjatë një prite, ato do të mbaheshin peng dhe do të ofroheshin në këmbim të 104 shqipëtarëve të burgosur në kampin e Prishtinës, por kryekomandanti i partizanëve shqiptarë, Enver Hoxha, theu marrëveshjen dhe si rrjedhim shqiptarët u ekzekutuan. Duke bërë kështu që jetët humbura të tyre të hynin në histori bashkë me emrat e tre vajzave gjermane, ku njëra prej tyre, dhe më kryesorja, ishte pikërisht Elsa Koch.

Partizanët zënë rob vajzat e çuditëshme

Ishte 5 shtator i vitit 1944, kur në rrugën automobilistike Kukës-Prizëren, një autokolonë gjermane që tërhiqej drejt Jugosllavisë, bie në pritën e një çete partizanëe shqiptare të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të komanduar nga Enver Hoxha. Pas një shkëmbimi zjarri, partizanët arritën të shtien në dorë njërën nga autoveturat e autokolonës, pikërisht atë që kishte brenda tre vajza me uniformë ushtarake. Pasi i dorëzohen komandës së forcave partizane të Kosovë – Metohisë që asokohe komandohej nga Fadil Hoxha, si dhe pas disa hetimesh paraprake, mësohet qartë identiteti i vajzave dhe ata panë se kishin të bënin me një “gjah të mirë”?! Njëra nga vajzat quhej Elsa Koch dhe ishte sekretare personale të Komandantit të Përgjithshëm të forcave gjermane në Shqipëri, gjeneral Jozef Fiztum. Kurse dy të tjerat ishin Irmgrand Tennius dhe Erna Schubert, përkatësisht stenografiste pranë asaj komande gjermane, që asokohe ishte vendosur te ndërtesa ku sot është korpusi kryesor i Universitetit të Tiranës. Në librin e saj Elsa Koch dëshmon:”Isha mobilizuar në rradhët e forcave gjermane në Graz në vitin 1943 dhe më pas u caktova në varësi  të gjeneralit Fiztum. Kur u kapa nga partizanët dhe pasi ata morën vesh se kush isha unë dhe shoqet e mia, pas pak ditësh na kthyen në Tiranë. Siç morëm vesh më vonë ky kishte qenë një urdhër i ardhur prerazi nga Enver Hoxha: “Të sillen urgjentisht në kryeqytet nën masa të rrepta sigurie”.

Berlini tentoi kompromisin

Nga shtatori deri në nëntor të vitit 1944, tre vajzat pengje u mbajtën të izoluara nëpër male me roje të shumta partizane. Në fillim të nëntorit sillen në Priskë të Tiranës pranë Korpusit të Parë të komanduar nga Mehmet Shehu, që ndërkohë përgatitej të sulmonte Tiranën. Por vetëm pak ditë pas arrestimit të tyre, për fatin e tre vajzave interesohet vetë Komanda e Lartë Gjermane në Berlin. “Gjeneral Fiztum, kujton Elsa Koch, kishte marrë urdhër nga eprorët e tij, që të gjithë femrat naziste të niseshin për në atdhe, por nisja jonë u vonua, deri ditën që u zumë rob nga partizanët”. Enver Hoxha vihet në dijeni nga kapiteni i Gestapos dhe njëkohësisht përkthyesi i gjermanëve Petraq Pekmezi, lidhur me interesimin e gjermanëve për lirimin e tre vajzave që mbaheshin të izoluara me roje të shumta diku në një shtëpi të fshatit Priskë, rrëzë malit të Dajtit. Thuhet se në një takim kokë më kokë që është bërë ndërmjet kapitenit të Gestapos, Pekmezit dhe një të dërguari të Enver Hoxhës (që mbante gradën e kolonelit), sipas urdhërave që kishin marrë nga eprorët e tyre, të dy bien dakort që pengjet të lirohen. Por duke i shkëmbyer me dhjetra komunistë dhe partizanë shqiptarë e jugosllavë të zënë rob nga gjermanët që ndodheshin të burgosur në kampin e Prishtinës, ku listën e të cilëve i kishte Fadil Hoxha. Në shenjë besimi dhe korrektese, pas kësaj marrëveshje, komanda gjermane e kampit, liron dhjetë nga partizanët e listës, gjë të cilën na e ka dëshmuar edhe Luigj Filipi, një nga të burgosurit e kampit të Prishtinës, i cili shpëtoi gjallë nga ai kamp dhe në vitet e para të pas luftës do të mbante funksionin e Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Tiranës. Lidhur me atë ngjarje, Luigj Filipi tregonte: “Atë ditë në kamp erdhën disa të dërguar të komunistëve, për të marrë të liruarit. Mes tyre edhe një djali i ri nga fisi i njohur Qoku”.

Enver Hoxha prishi marrëveshjen, egzekuton 104 të dënuarit

Pas lirimit të dhjetëshes së parë, Komanda Gjermane priste lirimin e tre vajzave sipas marrëveshjes së bërë dhe fjalës së dhënë nga Enver Hoxha. Ndërkohë sipas disa dëshmitarëve të asaj kohe, thuhet se disa bajraktarëve të njohur dhe me influencë të zonës së Kukësit, u ishin paguar shuma të mëdha parash, për lirimin e këtyre tre vajzave, që duket ishin aq të rëndësishme sa dhe Qendra në Berlin, kishte autorizuar shkëmbimin e tyre me 104 robër nga kampi i Prishtinës. Ndërkaq, thuhet se gjenerali gjerman Fiztum, kishte kërkuar një provë nga komunistët se vajzat ishin gjallë, një letër me firmën e Elsa Koch, shkrimin e së cilës e njihte mirë. Një provë që në fakt nuk i’u dorzua kurrë! Ndërkaq pala partizane vonoi përgjigjen dhe gjithashtu shkëmbimin e robërve. Pas disa kohësh, Komanda Gjermane njofton kapiten Pekmezin që të flasë edhe një herë me emisarët e Enver Hoxhës, duke i lënë edhe një afat tjetër për lirimin e tre vajzave gjermane. Takimi realizohet, por pas tij Pekmezi njofton qendrën, se për tre vajzat gjermane, Enver Hoxha kërkon lirimin e të gjithë komunistëve të burgosur në kampin e Prishtinës! Pas kësaj, gjeneral Fiztum, i irrituar, i thotë Pekmezit t’i transmetojë Hoxhës ultimatumin, se: nëse tre vajzat nuk lirohen në afatin e caktuar sipas marrëveshjes, nga ai kamp do të pushkatohen 104 të burgosurit shqiptarë dhe kjo gjë është e panegociueshme. Kapiteni Pekmezi e përcolli ku duhet mesazhin e plotë të gjeneralit gjerman, por gjeneral Hoxha nuk kthen përgjigje brenda afatit të kërkuar dhe as më pas…?! Si rezultat, pak ditë më pas, më 23 tetor 1944, brenda një nate në kampin e Prishtinës, masakrohen duke u pushkatuar 104 të dënuar shqiptarë, ku shumica ishin komunistë dhe oficeri gjerman i thërriste me idenditetet e tyre të sakta, duke i veçuar nga të tjerët, pasi emrat e tyre ishin në një listë që komanda gjermane e kishte kapur në zyrat e Komandës së lartë të Ushtrisë italiane në Shqipëri që në shtatorin e vitit 1943 kur ajo sapo hyri në qytetet shqiptare. Sipas Elsa Koch, koha e ekzekutimit të 104 të dënuarave shqiptarë të Kampit të Prishtinës, përputhet edhe me disa fonograme të lëshuara nga Berlini, ku thuhet se ndodhet edhe “premtimi” i gjeneralit Fiztum, gjë e cila tregon qartë se ajo gjë, pra ekzekutimi i 104 të dënuarave, është kryer pikërisht si pasojë e prishjes së “pazarit” nga ana e Enver Hoxhës, e “rakorduar” me Berlinin. Lidhur me këtë masakër, që gjermanët kryen në Kampin e Prishtinës, Elsa Koch një nga pengjet e Hoxhës, jep një fakt konfirmues më tepër, ndërsa në librin e saj, justifikon kështu veprimin e gjeneralit Fiztum: ”Komanda ekzekutoi 104 robërit shqiptarë, pasi nuk kishte asnjë informacion se ne të treja ishim gjallë. Po të kishin qoftë edhe një dyshim, ata do të bënin të gjitha përpjekjet që të na shkëmbenin me ta”. Lidhur me marrëveshjen e Enver Hoxhës me gjermanët dhe lirimin e disa robërve shqiptarë që mbaheshin në kampin e Prishtinës, na ka dëshmuar publikisht në shtyp, edhe Kristo Budo, një nga të dënuarit e atij kampi, që pas mbarimit të Luftës mbajti detyra të larta shetërore deri në kryeministri. Lidhur me këtë, në mes të tjerash, Budo shprehej: “Ka ardhur Kapiten Petraq Pekmezi disa herë në kampin e Prishtinës, ku edhe ka liruar disa nga të burgosurit që ishin në atë kamp. Petraqi është vëllai i dëshmorit Trajan Pekmezi, ka ditur shumë gjëra, sepse ai ka ndërmjetësuar në mes Shtabit të Përgjithshëm dhe komandës gjermane, ku thuhej se në atë kohë është bërë një marrveshje në mes tyre, ku partizanët nuk do t’i godisnin forcat gjermane gjatë tërheqjes së tyre nga Tirana”.

Përgjegjësia për 104 shqipëtarët e masakruar, shtyu Enver Hoxhën të zhdukë gjurmët e krimit.

I vetmi njeri që kishte dijeni për marrëveshjnë e shkelur, ishte pikërisht Petraq Pekmezi, kapiteni shqiptar i Gestapos, që kishte biseduar kokë më kokë me të dërguarin e Enver Hoxhës. Kështu më 14 nëntor 1944, tre ditë para çlirimit të Tiranës, diku pranë bregut të Lanës, sot lagja “Ali Demi”, në shtëpinë e Pekmezëve bie dera. Gruaja e Petraqit hap portën dhe fut brenda tre partizanë. ”Kemi ardhur të marrim Petraqin, kemi një punë në Komandë”, i fletë qetë qetë zonjës së shtëpisë, njëri nga tre partizanët që nga veshja dhe armatimi, dukej se ishte komandanti i tyre. Ndërsa Petraqi bëhet gati, zonja e tij i bën nga një kafe tre të ardhurve, pa e ditur se ata kishin ardhur për t’ja marrë përgjithmonë njeriun me të cilën ajo kishte lidhur jetën. Por, sikur të parandjentë diçka të kobshme, apo thjesht instikti vetëmbrojtës, ajo i kërkoi Petraqit që të shkonte dhe ajo me ta…, por ai nuk pranoi. ”Kthehem shpejt. Mos u bëj merak”, ishin fjalët e tij të thëna me qetësinë më të madhe, por që fatkeqëisht do të rezultonin dhe fjalët e fundit që ajo dëgjonte nga goja e bashkëshorti të saj. Në fakt kthimi nuk vonoi, por jo ashtu siç e kishte menduar Petraqi…?! Pasi, pas pak çastesh, fare pranë Lanës, dëgjohen disa breshëri armësh, të cilët i morën jetën Petraq Pekmezit, i cili u gjet nga bashkëshortja e tij ashtu i dergjur përdhe ku gjaku vazhdonte t’i shkonte rrëke. Lidhur me ekezekutimin e Pekmezit, Kristo Budo midis të tjerash na ka dëshmuar publikisht në shtyp: “Të vërtetën e marrëveshjes së Enverit me gjermanët e ka ditur vetëm Petraq Pekmezi, të cilin partizanët e pushkatuan në oborrin e shtëpsë, dy tre ditë para çlirimit të Tiranës. Petraqi u kishte bërë shumë punë komunistëve dhe duke e ndjerë veten të pastër, nuk pranoi të largohej nga Tirana me gjermanët. Por fatkeqësisht atë e vranë”.  Kështu, me ekezekutimin e Pekmezit, humbnin deri diku gjurmët e “marrëveshjes” që Enver Hoxha kishte bërë me gjermanët për lirimin e tre vajzave, pasi për atë gjë kishte dijeni edhe një person tjetër. Emisari i Enver Hoxhës me gradën e kolonelit, i cili do të arrestohej dhe do të dënohej me vdekje vetëm dy vite më pas, i akuzuar se ishte i implikuar me “Grupin e Deputetëve”?!

Dënimi me burg dhe kompromisi Hrushov Adenauer

Në janar të vitit 1945, tre vajzat gjermane Elsa, Irmgrand dhe Erna, dërgohen në Burgun e vjetër të Tiranës. Ato merreshin çdo natë në pyetje, sidomos Elsa, pasi akuzoheshin si “shkaktare të vrasjes së 104 të burgosurve shqiptarë në Prishtinë”. Mbas nënshkrimit të deklaratave në hetuesi, për Elsën dhe dy shoqet e saj, formulohet dhe akt-akuza ku ndër të tjera thuhej: “Qënia e saj si sekretare e gjeneralit Fiztum dhe këmbëngulia e komandës gjermane për t’i tërhequr, pas refuzimit të palës shqiptare për shkëmbim robërish, u bë shkak për vrasjen e 104 komunistëve dhe partizanëve tanë që mbaheshin të izoluar aty . Kjo, sepse Elsa Koch, ishte vegël e ndërgjegjëshme e okupatorit”. Pas formulimit të akuzës së bërë nga prokuroria e një Gjykate Ushtarake në Tiranë, Elsa dënohet me 20 vite burg, ndërsa Erna dhe Irmgrand me nga dy vite. Kështu deri në vitin 1955, tre vajzat, Elsa, Erna dhe Irmgrand, provojnë tmerret e burgjeve dhe kampeve të internimit në Tiranë, Tepelenë, Porto Palermo, Savër, Kampi i Fabrikës së Tullave në Tiranë, etj., dhe kudo që ato shkonin, nga të dënuarit dhe efektivat e kampe-burgjeve, ato do të identifikoheshin si “shkaku i pushkatimit të 104 të burgosurvë shqiptarë të Prishtinës”. Aventura shqiptare e tre vajzave gjermane në ferrin e regjimit komunist të Enver Hoxhës do të zgjaste deri aty nga shtatori i vitit 1955, kur Kancelari i Gjermanisë Perendimore, Konrad Adenauer, mbërriti për një vizitë në Moskë, ku ndër të tjera nënshkroi edhe një marrëveshje me kreun e Kremlinit, Nikita Hrushov, (i sapoardhur në fuqi pas vdekjes së Stalinit), e cila lejonte shkëmbimin e robërve rus me ata gjermanë që mbaheshin ende të izoluar në Kampet e Siberisë. Gjë e cila bëhej në kuadrin e liberalizimit të politikës së jashtëme të Bashkimit Sovjetik dhe gjithashtu dënimin e krimeve të Stalinit dhe kultit të tij të individit. Ishte kjo marrëveshje që ndriti edhe njëherë “yllin” e tre vajzave gjermane që endeshin në kampet e internimit kënetave të Shqipërisë komuniste, duke punuar në buqësisë, si hapje kanalesh, tharje kënëtash, apo Fabrikën e Tullave në Tiranë. Pas kësaj, një ditë diku aty nga fundi i vitit 1955, në Shqipëri mbërriti ambasadori gjerman në Beograd, së bashku me dokumentat e riatdhesimit të tre vajzave gjermane, që fati desh t’i linte rob në një vend të vogël e të humbur, të Ballkanit, edhe 12 vite pas mbarimit të Luftës së Dytë Botëror./Memorie.al

Previous Post

Video/ Dyluftimi mes Tyson dhe tigrit të tij

Next Post

Të zhvendosurit nga Kosova, ‘u kthyen dhe ikën shpejt’

albnews

albnews

Related Posts

Berisha: Ne që përmbysëm dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë! Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE
Albania

Berisha: Ne që përmbysëm dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë! Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE

9 May, 2025
PD nxjerr emra, denoncon shkelje masive në procesin zgjedhor
Albania

PD nxjerr emra, denoncon shkelje masive në procesin zgjedhor

9 May, 2025
VIDEO/ U përplas me shtyllën në mes të rrugës, momenti kur rrëzohen 3 çiklistë në Tiranë në etapën e parë të Giro d’Italia
Albania

VIDEO/ U përplas me shtyllën në mes të rrugës, momenti kur rrëzohen 3 çiklistë në Tiranë në etapën e parë të Giro d’Italia

9 May, 2025
Next Post
Të zhvendosurit nga Kosova, ‘u kthyen dhe ikën shpejt’

Të zhvendosurit nga Kosova, ‘u kthyen dhe ikën shpejt’

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha: Ne që përmbysëm dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë! Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE

Berisha: Ne që përmbysëm dikur një diktaturë, ne do përmbysim këtë diktaturë! Ne që anëtarësuam Shqipërinë në NATO, do anëtarësojmë Shqipërinë në BE

9 May, 2025
Franca po ndërton “bishën” e detit, aeroplanmbajtësja më e madhe në Europë

Franca po ndërton “bishën” e detit, aeroplanmbajtësja më e madhe në Europë

9 May, 2025
Shpërthime të forta në aeroportin ndërkombëtar të Kashmirit – India dhe Pakistani në prag lufte?

Shpërthime të forta në aeroportin ndërkombëtar të Kashmirit – India dhe Pakistani në prag lufte?

9 May, 2025
Vjosa Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

Vjosa Osmani: BE duhet t’ia heqë masat Kosovës dhe t’i ndalë politikat akomoduese ndaj Serbisë

9 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4669 shares
    Share 1868 Tweet 1167
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2376 shares
    Share 950 Tweet 594
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1857 shares
    Share 743 Tweet 464
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1806 shares
    Share 722 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1693 shares
    Share 677 Tweet 423
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM