Humbja e papritur tronditëse kundër Udinese ka shtyrë festën titull të Juventus. Bardhezinjtë mbetet pranë titullit të 9° radhazi e fjala fund në vrapin për titullin mund të vijë të dielën në mbrëmje. Në letër Atalanta, Inter e Lazio mund të ushqejnë ende shpresa, por topi është vetëm në duart e Cristiano Ronaldo e të tjerëve që të dielën në mbrëmje me Sampdorian kanë shansin e dytë për kampion.
Në lojë janë siguriht edhe llogaritë, për të kuptuar se kur e si Juventus mund të shtojë në palmares titullin numër 36. Tre javë nga fundi, Juventus ka 80 pikë, Atalanta 74, Inter 73 e Lazio 72. Bardhezinjtë janë në avantazh në përplasjet direkte me Atalanta e Inter e në disavantazh me Lazion.
– Juventus fiton matematikisht titullin në javën e ardhshme në rast të fitores me Sampdorian.
– Skuadra e Sarrit mund të festojë edhe më parë “nga divani”, në rast të humbjes së Atalantës me Milan, të Interit që nuk fiton (barazim ose humbje) me Genoa e Lazio që nuk fiton kundër Veronës.
– Në rast të barazimit kundër skuadrës së Ranierit, Juventus duhet të shpresojë që tre ndjekëset të mos fitojnë.
– Në rast humbje kundër Dorianëve, do të jetë titull vetëm nëse Atalanta humbet me Milan e Inter e Lazio nuk fitojnë kundër Genoa e Veronës.