Koronavirusi: Mbretëria e Bashkuar rivendos karantinën 14-ditore për Spanjën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Që nga dita e nesërme, udhëtarët që kthehen në Mbretërinë e Bashkuar nga Spanja do të duhet të bëjnë karantinë për 14 ditë.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar pritet të njoftojë ndryshimin, për shkak të një rritjeje të konsiderueshme në rastet e koronavirusit në Spanjë.

Besohet se masat do të hyjnë në fuqi në orët e para të së dielës.

Spanja ka paralajmëruar se një valë e dytë mund të jetë e afërt pasi qytetet përfshirë Madridin dhe Barcelonën kanë parë raste të mëdha.

Qeveria e Katalonjës ka thënë gjithashtu se të gjitha baret e natës do të mbyllen për dy javët e ardhshme për shkak rritjes së infeksioneve.

Ministria spanjolle e shëndetësisë raportoi të premten më shumë se 900 raste të reja.

Masat e karantinës për udhëtarët në Mbretërinë e Bashkuar u prezantuan në fillim të qershorit. Por, pas presionit nga industria e aviacionit dhe udhëtimit, qeveria botoi listën vendeve të përjashtuara nga rregullat./BBC

Share This Article