Thaçi: Askush nuk është dënuar për masakrat në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kujtuar masakrat në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër.

Thaçi deklaroi se urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e këtyre dy masakrave të tmerrshme mbi popullatën civile ende nuk janë dënuar.

“Para 20 vjetëve forcat ushtarake dhe policore serbe kryen dy masakra të tmerrshme mbi popullatën civile në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër. Aty pësuan fëmijë, të rinj, të reja, burra dhe pleq që u vranë, u masakruan dhe disa prej tyre u dogjën. Edhe pas dy dekadash, askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët nuk u ndëshkua nga drejtësia”, tha Thaçi.

Share This Article