Presidenti i vendit Hashim Thaçi, thotë se takimi i Berlinit do të jetë vazhdimësi e interesimit të Gjermanisë dhe Francës për Kosovën dhe rajonin.
Thaçi përmes Facebook-ut njofton se në këtë takim nuk do të ketë asnjë plan që do te propozohet për marrëveshjen Kosovë-Serbi. Ndërsa ka mohuar se ekziston ndonjë agjendë e fshehtë prapa këtij takimi.
“Për më tepër, nuk ka asnjë agjendë të fshehtë prapa këtij takimi. Presim që, në fund, ky takim të rezultojë me një deklaratë retorike të përgjithshme, paraprakisht të dakorduar mes pjesëmarrësve, e cila ndër të tjera do të rikonfirmojë së paku perspektiven evropiane të rajonit tonë, thellimin e reformave sidomos në sundimin e ligjit, si dhe do të theksojë domosdoshmërinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkruan presidenti në Facebook.