Vuçiq: Amerikanët, turqit dhe gjermanët kujdesen për fëmijën e tyre të dashur – Kosovën

albnews
By
1 Min Read

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore për armatosjen e fqinjëve të Serbisë, të cilat janë anëtare të NATO-s dhe Kosovës.

“Amerikanët, turqit dhe gjermanët kujdesen për fëmijën e tyre të dashur,” tha Vuçiq, duke aluduar për Kosovën.

Ai tha se Uashingtoni kohët e fundit kishte dorëzuar automjete të blinduara në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Vuçiq tha se tashmë kanë filluar disa nisma për ta forcuar forcën ajrore serbe, veçanërisht në komponetët bombardues.

Share This Article