Vasfije Krasniqi-Goodman, një prej viktimave të dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, e cila ka themeluar edhe organizatën “Drejtësi për të gjithë”, do të rrëfejë para Kongresit Amerikan për tmerrin që ka përjetuar gjatë luftës.
Ajo do të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ftesë të kongresistit dhe mikut të Kosovës, Eliot Engel.
Gazeta Express ka arritur të sigurojë dhe ftesën zyrtare e cila ka mbërritur në adresë të Vasfije Krasniqi-Goodman.
Sipas ftesës, ajo do të flasë para Kongresit me datë 30 prill. Ndërkohë ndër të tjera në letrën e dërguar nga Eliot Engell, kërkohet që Vasfija të tregojë gjithçka që ka përjetuar derisa ishte në duart e forcave ushtarake e policore të Jugosllavisë.