Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit Trump, Robert O’Brien, ka dalë pozitiv në testin për koronavirus, ka bërë të ditur një zyrtar amerikan.
O’Brien, njëri nga ndihmësit më të lartë të kreut të Shtëpisë së Bardhë, u kthye në ShBA nga Evropa, ku bashkë me zëvendësin u takua me zyrtarë nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia.
Shtëpia e Bardhë deri më tani ka refuzuar të japë ndonjë koment, shkruan “CNN”.
Ende është e paqartë nëse ndonjë zyrtar tjetër që ka pasur kontakt me të do të detyrohet të futet në karantinë.