Imuniteti ndaj koronavirusit mund të zgjasë vetëm disa muaj. Këtë ka zbuluar një studim i shkencëtarëve britanikë të cilët hedhin dyshime mbi jetëgjatësinë edhe të vaksinave të mundshme të Covid-19.
Sipas këtij studimi, përgjigjet e antitrupave mund të arrijnë kulmin tre javë pas shfaqjes së simptomave, por pas dy muajsh këto antitrupa fillojnë të bien.
Studimi ekzaminoi nivelet e antitrupave të pacientëve dhe personelit të kujdesit shëndetësor që rezultuan të infektuar me virusi. Ata zbuluan se nivelet e antitrupave mund të luftojnë virusin për tre javë pas fillimit të simptomave por më pas u zvogëluan.
Ndërsa 60% e njerëzve të testuar në studim kishin një nivel “të fuqishëm” të antitrupave me një mesatare prej 23 ditësh nga fillimi i parë i simptomave, vetëm 16.7% kishin atë nivel të antitrupave 65 ditë pas shenjave të para të simptomave.
Ky studim vë në pikëpyetje se sa mbrojtje kanë individët që kanë pasur koronavirus nga riinfeksioni i mëpasshëm, dhe qëndrueshmëria e çdo vaksine të mundshme që mund të dalë në treg kundër virusit.
Shkencëtarët e Osksfordit kanë krijuar një vaksinë që ka rezultuar e efektshme por deri më tani zyrtarish një vaksinë kundër koronavirusit nuk ka.
Ekspertët bëjnë thirrje që njerëzit të vaksinohen fillimisht me vaksina kundër gripit për të qenë më të mbrojtur në një valë të dytë virusi në vjeshtë, nëse do ketë.