Turqia miratoi sot një ligj që rrit konsiderueshëm pushtetin e autoriteteve mbi rrjetet sociale, një tekst që ka ngjallur shqetësim tek mbështetësit e lirisë së fjalës.
Ky ligj, i miratuar sot nga Parlamenti, u miratua të paktën një muaj pasi presidenti, Recep Tayyip Erdogan kishte kërkuar “vendosjen e rendit” në rrjetet sociale, një prej hapësirave ku turqit shprehen ende të lirë.
Sipas këtij teksti, rrjetet sociale me më shumë se një milion lidhje unike në ditë, të tilla si Twitter dhe Facebook, tashmë do të kenë një përfaqësues në Turqi dhe t’u binden gjykatave që do të kërkojnë heqjen e përmbajtjeve të caktuara.
Këta gjigantë dixhitalë gjithashtu duhet të ruajnë të dhënat e përdoruesve të tyre që ndodhen në këtë vend. Në rast mosrespektimi të këtyre detyrimeve, parashikohet një ulje e bandës së tyre dhe gjoba.
Njoftimi i një projekt-ligji të tillë kishte ngjallur shqetësimin e thellë të shumë përdoruesve të Internetit që u mobilizuan në internet javët e fundit duke përdorur hashtagun “Mos prekni rrjetin tim social”.