Maqedonia e Veriut mban kufijtë të mbyllur edhe në gusht

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Maqedonia e Veriut do të mbajë mbyllur kufijtë, ose më saktë lëvizje të kushtëzuar për Serbinë, Kosovën, Bosnjen dhe Malin e Zi.

Prej korrikut Maqedonia e Veriut ka vendosur një masë ndaj këtyre 4 shteteve ku qytetarët që vijnë nga to duhet të vërtetorjnë me një test PCR- RT jo më shumë se 72 orë të vjetër që janë negativë me COVID-19.

Ky është kushti i cili mbetet në fuqi edhe në muajin gusht. Por ndërkohë Maqedonia e Veriut nuk ka vënë masë ndaj Greqisë dhe Bullgarisë, por këto të fundit si shtete të BE e kanë bllokuar hyrjen nga Maqedonia e Veriut.

Në këtë rast siç konstatojnë edhe mediat maqedonase vetëm Shqipëria mbetet vendi fqinj me të cilin mund të lëvizë lirisht pa kufizime e kushtëzime.

“Nuk kemi ndërmend ta ndryshojmë sepse situata aktuale në këto vend është e ngjashme me tonën dhe nëse hapen plotësisht kufijtë do të kemi numër më të madh të të infektuarve. E ndjekim situatën aktuale në të gjitha shtetet dhe shohim se ka numër të madh të të sëmurëve edhe në këto vende”, deklaroi Zharko Karaxhovski, Kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive.

Share This Article