119 raste të reja më Covid-19 në Maqedoninë Veriore, 4 viktima dhe 89 të shëruar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në 24 orët e fundit nga 1.325 testet e kryera, në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 119 raste të reja të të infektuarve me Covid-19.

Ndërsa kanë vdekur 4 pacientë, tre nga Shkupi të moshës 65, 66, dhe 73 vjeçe dhe një pacient nga Gostivari i moshës 72 vjeçe.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 89 pacientë të shëruar.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar në Maqedoninë Veriore që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 10.617 persona, numri i të shëruarve në 6.020. Ndërsa numri i rasteve aktive ka arritur në 4.117, ndërsa numri i pacientëve që kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë e deri me tani ka shkuar në 480.

Share This Article