Myslimanët anembanë botës sot kremtojnë njërën nga festat kryesore të islamit, e që është Kurban Bajrami.
Për shkak të pandemisë COVID-19 dhe rrezikut të përahapjes së saj, falja e namazit të kësaj feste nuk lejua të bëhet nëpër xhamitë e Kosovës.
Derisa ora shënonte 06:03 minuta kur edhe ishte koha për faljen e namazit të Kurban Bajramit përveç ezanit, në xhamitë e kryeqytetit nuk pati besimtarë për ritualet fetare.