Një ish-ministër i Partisë Konservatore në Britani të Madhe është arrestuar nën dyshimet se përdhunoi një grua.
Policia Metropolitane ka konfirmuar nisjen e hetimeve për katër akuza të rasteve që dyshohet se kanë ndodhur nga korriku i vitit 2019 dhe janari i vitit 2020.
Policia ka bërë të ditur se një person i të pesëdhjetave është arrestuar dhe po mbahet në paraburgim. Ish-deputeti përballet me akuza nga një punëtore e parlamentit se në katër raste e ka dhunuar dhe sulmuar seksualisht.
Rasti është dërguar në të gjitha instancat, përfshirë edhe partinë, shkruan Koha.
Partia konservatore ka reaguar duke thënë se arrestimet e këtij lloji janë shumë serioze, ndërsa çështjen ia ka lënë në dorë policisë Metropolitane.