Ronaldo paralajmëron qëndrimin në Juventus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ylli portugez Cristiano Ronaldo pritet të mbetet te Juventusi edhe në sezonin e ri. Sulmuesi portugez pasi të shtunën festoi titullin kampion me “Zonjën e Vjetër” ka bërë të ditur se e dëshiron titullin e tretë me klubin italian.

“I lumtur të fitoj dy nga nëntë trofetë e Serie A me Juventusin. Duket e lehtë por nuk është. Vit pas viti me talente dhe punë të pandalshme mund të bëhesh gjithmonë më i mirë. Tani le të mendojmë për titullin e tretë”, shkroi Ronaldo në profilin e tij në Instagram.

35-vjeçari ishte lojtari kryesor këtë sezon te Juventusi duke e mbyllur sezonin në Serie A me 31 gola në 33 ndeshje të luajtura. Ronaldo ka kontratë me ekipin torinez deri në vitin 2022. Ylli portugez te “Zonja e Vjetër” u transferua në vitin 2018 nga Real Madridi për 110 milionë euro.

Share This Article