Gjatë 24 orëve të kaluara, në Indi janë regjistruar 52,972 raste të reja të personave të infektuar me koronavirus, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Familjare.
Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve në shtetin me 1.3 miliard banorë shkoi në 1,803,695 persona, shkruan “CNN”.
Java e kaluar ishte më vdekjeprurësja për këtë shtet që nga fillimi i pandemisë. Mbi 5,300 persona vdiqën dhe u shënuan 315,000 raste të reja gjatë kësaj periudhe.
Deri më tani janë shënuar 38,135 viktima, ndërsa mbi 1.1 milion persona të infektuar janë shëruar. Shkalla e shërimit në Indi është rreth 65 për qind.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Familjare ka publikuar udhëzime të reja për udhëtarët, të cilat do të hyjnë në fuqi nga 8 gushti. Në mesin e udhëzimeve të reja është edhe zotimi që duhet ta japin njerëzit për izolim dyjavor, kur të futen në Indi.