Portieri legjendar spanjoll Iker Casillas është tërhequr zyrtarisht nga futbolli aktiv në moshën 39-vjeçare.
Legjenda e Real Madridit i ka dhënë fund një karriere të madhe gjatë të cilës ka fituar tri herë Ligën e Kampionëve, si dhe Botërorin e dy herë titullin e Evropës me Spanjën.
Ai pësoi sulm në zemër gjatë një seance stërvitore me Porton në maj të vitit të kaluar, por u kthye disa muaj më vonë. Casillas ka marrë vendim të tërhiqet nga futbolli aktiv.
“Gjëja më me rëndësi është rruga është rruga që udhëton dhe njerëzit që të përcjellin, e jo destinacioni që të dërgon. Unë mund të them pa hezitim se ka qenë rrugha dhe destinacioni i ëndrrave”, ka shkruar Casillas në Twitter.