Në një mesazh në Twitter, presidenti egjiptian Abdul Fattah al-Sisi tha se shprehte “ngushëllimet dhe simpatinë e tij më të thellë për vëllezërit në Liban”. Ai shtoi se ishte duke u lutur “për shërimin e shpejtë të plagosurve dhe ngushëllimin për familjet e viktimave”
Shtëpia e Bardhë tha se administrata Trump po monitoronte nga afër situatën.
Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha se BE “është e gatshme të ofrojë ndihmë dhe mbështetje”, duke shtuar se mendimet e tij ishin me njerëzit e Libanit dhe familjet e viktimave.
Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Dominic Raab tha se vendi i tij “qëndron në solidaritet me popullin e Libanit”.
Presidenti i Qipros Nicos Anastasiades tha se vendi ishte “i gatshëm të sigurojë çdo ndihmë që konsiderohet e nevojshme”, ndërsa ndau “ngushëllime të thella” me njerëzit e Libanit dhe ata që u prekën drejtpërdrejt./BBC