ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra 9 hours ago
Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën 9 hours ago
Makinat luksoze vidheshin “me stil” në Angli dhe dërgoheshin në Dubai, zbulohet skema që përdornin bandat kriminale 10 hours ago
VIDEO/ Lufta me bandat e drogës në Brazil, kaos në Rio. Dronë me bomba, 200 të shtëna në minutë dhe viktima 10 hours ago
Përdhunoi një vajzë shqiptare në Itali, ish-ylli brazilian i Milanit dhe i Realit thyen heshtjen nga qelia: Jetoj njësoj si… 10 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Jahjaga do të dëshmoj para Kongresit Amerikan për krimet e luftës në Kosovë

albnews by albnews
20 April, 2019
in Kosova
0
Jahjaga: Drejtësia më në fund dha verdiktin e saj për vrasjen e Donjeta Pajazitit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Më 30 prill  Kosova do të ketë mundësinë që përmes një seance dëgjimore të ftuar nga Kongresisti Amerikan, Z. Eliot Engel, të ndaj me Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan realitetin e luftës në Kosovë dhe të dëshmojë para tyre se si përkundër krimeve të tmerrshme ndaj civilëve, ende nuk ka pasur drejtësi në Kosovë.

Kjo seancë do të jetë ngjarje e madhe për Kosovën, pasi që pas 20 viteve do të kemi mundësi të tregojmë drejtpërdrejtë realitetin e asaj çfarë na ka ndodhur. Është përgjegjësi e veçantë që kësaj ngjarje t’i japim hapësirën e merituar në mënyrë që tu dalim haku personave që kemi humbur, atyre që kanë përjetuar dhunë të jashtëzakonshme, familjarëve të personave të pagjetur, familjarëve të viktimave të luftës, dhe të gjithë aktivistëve qe sakrifikuan gjithëçka për lirinë tonë.  Historia nuk mund të rishkruhet dhe dallimi në mes të agresorit dhe viktimës duhet të jetë i qartë.

RelatedPosts

I gjenden në kamion mbi 200 kilogramë narkotikë, arrestohet shoferi në Prishtinë

“Skandal”, njohja e Kosovës nga Siria nuk pritet mirë në Beograd

Rubin: Dënimi i Thaçit dhe të tjerëve do të ishte një tragjedi për Kosovën dhe drejtësinë ndërkombëtare

“Me 31 janar 2019, Presidentja Jahjaga ka takuar Kongresistin Engel, i cili njëherit është edhe kryesues i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan.

Gjatë këtij takimi, Presidentja Jahjaga i ka dorëzuar një letër Kongresistit Engel me anë të së cilës i ka kërkuar që të shqyrtohet mundësia për organizimin e një seance dëgjimore për krimet e kryera nga aparati shtetëror i Serbisë ndaj popullatës civile në Kosovë, duke përfshirë dhunën seksuale të përdorur si mjet lufte. Ajo ka theksuar se janë bërë pothuajse 20 vite nga përfundimi i luftës dhe ne ende nuk kemi asnjë person që është dënuar për këto krime.

Pas këtij takimi është punuar aktivisht për të caktuar këtë seancë, dhe për modalitetet e  seancës. Seanca dëgjimore do të mbahet me 30 prill 2019, dhe deri sot është konfirmuar që Presidentja Jahjaga do të flasë për krimet e targetuara tek popullata civile e Kosovës dhe mungesën e drejtësisë, si dhe kërkesën për drejtësi si parakusht për normalizim të raporteve në mes të Kosovës dhe Sërbisë. Gjatë seancës do të dëgjohen edhe dëshmitë e Znj. Vasfije Krasniqi Goodman, heroinë dhe e mbijetuar e dhunës seksuale në Kosovë, dhe Z. Ilir Bytyqi, tre vëllëzërit e të cilit janë vrarë gjatë luftës. Për më tepër, Z. Paul Williams, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare, do të flas për luftën në Kosovë nga perspektiva e të drejtës ndërkombëtare.

Është duke u punuar maksimalisht për të siguruar përfaqësim dinjitoz të historisë tonë, për hirë të të gjithë atyre që sakrifikuan shumë për lirinë që gëzojmë sot, e që ende nuk kanë drejtësi. Presidentja Jahjaga është tejet mirënjohëse ndaj të gjithë atyre që kanë përkrahur këtë iniciativë, si në Kosovë ashtu edhe në diasporë, dhe kanë ndihmuar duke ofruar informata dhe dëshmi. Vetëm kështu do t’i tregojmë botës historinë e vërtetë të Kosovës”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

29 October, 2025
Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën

Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën

29 October, 2025
Makinat luksoze vidheshin “me stil” në Angli dhe dërgoheshin në Dubai, zbulohet skema që përdornin bandat kriminale

Makinat luksoze vidheshin “me stil” në Angli dhe dërgoheshin në Dubai, zbulohet skema që përdornin bandat kriminale

29 October, 2025
VIDEO/ Lufta me bandat e drogës në Brazil, kaos në Rio. Dronë me bomba, 200 të shtëna në minutë dhe viktima

VIDEO/ Lufta me bandat e drogës në Brazil, kaos në Rio. Dronë me bomba, 200 të shtëna në minutë dhe viktima

29 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result