Franca përsëri ka raportuar më shumë se 1,000 raste të reja të koronavirusit për 24 orët e kaluara. Autoritetet janë duke i vëzhduar 184 vatra aktive të përhapjes, 13 më shumë sesa një ditë më parë.
Zyrtarët francezë njoftuan se numri i pacientëve të shtrirë në repartet e kujdesit intensiv nëpër spitale është rritur për të dytën ditë radhazi, ndonëse më parë kishte shënuar rënie që nga prilli.
Sipas të dhënave më të reja, nga koronavirusi në Francë deri më tani kanë vdekur 30,296 persona, shkruan “The Guardian”.
Komisioni shkencor i qeverisë franceze ka thënë se virusi është nën kontroll, por ka paralajmëruar se situata mund të marrë kahje tjetër shumë shpejt.
Ministria e Shëndetësisë bëri thirrje që qytetarët të mos e pakësojnë kujdesin dhe t’i respektojnë masat mbrojtëse. Sipas kësaj ministrie, efikasiteti i maskave varet nga mënyrë se si të gjithë i përdorin ato.
Bashkë me Italinë, Spanjën dhe Britanianë e Madhe, Franca është ndër vendet më të prekura nga Covid-19 në Evropë dhe një ndër shtetet me më së shumti viktima e të infektuar në tërë botën.