Brataj: Nëse respektohen masat, për tri javë numrat e pandemisë zbresin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, shprehet se nuk duhet të tregohemi pesimistë, pavarësisht rritjes së rasteve të reja me koronavirus.

Brataj thotë se respektimi i masave kolektive dhe veçanërisht përgjegjësia personale janë elementët kyç që do të zgjidhin situatën.

Sipas tij, nëse këto rregulla do të respektohen, shifrat e pandemisë do të zbresin në mënyrë të dukshme në 3 javët në vijim.

“Masat janë tashmë të çliruara, dhe numrat janë pak a shumë ato të parashikuara edhe pse shqetëson fakti që janë në rritje. Por nuk ka masa të reja, mjafton të respektohen të vjetrat. Njerëzit duhet të kuptojnë që varet nga gjithsecili. Sado inspektorë të kesh, dikush mund të shpëtojë. Pres një përmirësim nga fillimi i shtatorit, të mos harrojmë që shifrat e sotme janë pasojë e asaj që ka ndodhur në korrik.

Për momentin po përballojmë situatën me spitalet COVID1 dhe COVID 2 dhe kemi plane për hapjen e resurseve të tjera, por burimet nuk janë të pashtershme dhe njerëzit duhet ta kuptojnë. Sistemi ynë nuk është nga të parët në botë, edhe pse kanë shkuar në kolaps edhe sisteme shumë më të zhvilluara”, tha ai.

Share This Article