The Sun: Shaqiri shumë i kuq, harroj te merrte kremin e diellit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mediat angleze kanë “ngacmuar” Xherdan Shaqiri, pasi ai u kap nga paparacët në një jaht luksoz, në pushimet e tij verore në Ibiza.

Mesfushori i Liverpoolit vendosi të relaksohet në një festë, të cilën e ka shijuar në maksimum. Në një moment, Shaqiri shihet i rrethuar nga tri vajza.

Por, tabloidi britanik “The Sun”, është përkujdesur që të tallet me moskujdesin e futbollistit nga Zhegra.

The Sun shkruan se si Shaqiri ka harruar që të lyejë trupin për t’u mbrojtur nga dielli.

Tabloidi britanik shkruan se futbollisti shqiptar është bërë i kuq, ashtu si ngjyqrat e fanellës së Liverpoolit.

“Shumë i kuq. Shaqiri e harron kremin e rrezitjes teksa tregon se është djegur nga dielli duke pozuar në jahtin luksoz”.

Shaqiri momentalisht është në pushime, pasi me Liverpoolin u shpall kampion i Premierligës.

Ende nuk dihet nëse ai do të vazhdojë të qëndrojë te “të kuqtë”, apo do të bëhet me tjetër skuadër.

Share This Article