Dua Lipa kundër Donald Trumpit: Ky njeri është një shaka, mos e votoni

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Artistja e njohur shqiptare, Dua Lipa, ka reaguar e tmerruar të martën për ngjarjen tragjike që ndodhi në Bejrut të Libanit.

Ajo publikoi në rrjetet sociale disa imazhe nga shpërthimi, ku shkruante se kishte ngelur zemërthyer nga kjo ngjarje, ndërsa u bënte thirrje të gjithëve për ndihmë.

Kjo pasi ajo shpërndau në InstaStory një postim, ku citoheshin disa nga deklaratat më qesharake dhe jo-serioze të presidentit gjatë këtyre viteve.

Në përshkrimin e fotografisë, Lipa e bëri të qartë se nuk dëshiron më që Donald Trump të zgjidhet president dhe këtë ua kërkoi edhe fansave të saj, veçanërisht atyre amerikanë të cilët pritet të votojnë në muajt në vazhdim për zgjedhjet që do të mbahen në ShBA.

“Ky njeri është një shaka, por çfarë ka të re? Votojeni atë të largohet”, shkroi 24-vjeçarja në InstaStory.

Dua përndryshe jo pak herë është përfshirë në politikë, pasi edhe vitin e kaluar ajo kishte dalë hapur kundër partisë së kryeministrit aktual britanik, Boris Johnson, në zgjedhjet që u mbajtën vitin e kaluar në Mbretërinë e Bashkuar.

Share This Article