Ivanka Trump mbledh 4 milionë dollarë për fushatën zgjedhore të babait të saj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ivanka Trump ka mbledhur 4 milionë dollarë në aktivitetin e mbledhjes së donacioneve të zhvilluar për babain e saj Donald Trump nëpërmjet Zoom për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në muajin nëntor

Ivanka Trump vajza e presidentit amerikan Donald Trump mblodhi 4 milionë dollarë për fushatën zgjedhore të babait të saj.

Ronna McDaniel, kryetarja e komisionit kombëtar të Partisë Republikane, në një deklaratë është shprehur se Ivanka Trump ka mbledhur 4 milionë dollarë në aktivitetin e mbledhjes së donacioneve të zhvilluar për babain e saj Donald Trump nëpërmjet Zoom për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në muajin nëntor.

Duke vënë në dukje se Ivanka Trump është një zë i mrekullueshëm për fushatën e rizgjedhjes të babait të saj, McDaniel tha se mbështetësit nga i gjithë vendi dëshirojnë të dëgjojnë më shumë nga Ivanka për çështje të ndryshme nga ekonomia e deri në fuqinë punëtore.

Ivanka Trump javën e ardhshme ka planifikuar të zhvillojë një aktivitet tjetër për mbledhjen e donacioneve në Wyoming.

Share This Article