Afrika e Jugut, 10000 viktima nga Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Duke shënuar 414 vdekje të reja të lidhura me virusin, numri i vdekjeve nga COVID-19 në Afrikën e Jugut ka arritur pothuajse në 10.000.

Ministri i Shëndetësisë, Zweli Mkhize, njoftoi se deri më tani, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 është 529.877, përfshirë 9.298 vdekje dhe 377.266 të shëruar.

Mkhize tha se 8.559 raste të virusit u zbuluan në 24 orët e fundit, duke shtuar se vendi tani ka kryer mbi tre milionë testime që nga shpërthimi.

Ai tha se 34.989 teste janë kryer në periudhën në fjalë.

Sipas Universitetit Johns Hopkins me qendër në SHBA, Afrika e Jugut është vendi i pestë më i prekur në botë përsa i përket infeksioneve me COVID-19.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dërgoi të mërkurën 43 ekspertë për të mbështetur menaxhimin e përgjigjes së virusit në ekonominë më të përparuar të Afrikës.

Më tej u theksua se në mesin e atyre që janë vendosur është edhe dr. David Heymann, një epidemiolog me përvojë të sëmundjeve infektive dhe ekspert i shëndetit publik, i cili ka shërbyer edhe si ndihmës drejtor i përgjithshëm për sigurinë shëndetësore dhe mjedisin në agjencinë e shëndetit të OKB-së.

Share This Article