1.19 milionë të papunë të rinj brenda një jave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Regjistrimet për papunësi u ulën sërish në SHBA, pas dy javësh rritje për shkak të shpërthimit të ri të rasteve të infektimit me COVID-19 në vend, sipas shifrave të publikuara sot nga Departamenti i Punës.

“Midis 26 korrikut dhe 1 gushtit, 1,19 milionë persona janë regjistruan si të papunë, nga 1,43 milionë të javës së kaluar, ndërkohë që analistët prisnin 1,4 milionë regjistrime të reja”, njoftoi Departamenti i Punës.

Ndërkohë, miliona amerikanë të papunë tani po përballen me humbjen, që nga fillimi i muajit, të ndihmës shtesë prej 600 dollarësh në javë.

Një zgjatje prej disa muajsh e kësaj ndihme po negociohet nga zyrtarë të zgjedhur të Kongresit, të cilët po përpiqen të gjejnë një bazë të përbashkët.

Deri më tani, SHBA-ja vendi më i prekur nga virusi, po përpiqet të frenojë pandeminë./ATSH/

Share This Article