Numri i personave të diagnostikuar me sëmundjen e Alzheimerit në Britani ka rënë dukshëm gjatë pandemisë së koronavirusit, kanë paralajmëruar ekspertët.
Sipas shifrave, për dallim nga shkurti ku niveli i pacientëve me Alzheimer ishte 67.7 përqind në qershor kjo shifër ka rënë në 63.5 përqind.
Ekspertët sot e quajuën “alarmante” rënien e niveleve të diagnostikimit me Alzherimer, duke thënë se një “krizë tjetër e fshehur” për rritet.
Ata janë të brengosur se njerëzit po qëndrojnë gjatë gjithë kohës brenda dhe nga frika e pandemisë nuk vizitohen tek mjekët. Si rezultat I kësaj, ekspertët janë të brengosur se nëse këta pacientë nuk diagnostikohen, atëhere sëmundja e tyre mund të përparoj.
NHS ende nuk ka ofruar një shpjegim adekuat për këta njerëz, edhe pse dukshëm është vërejtur një rënie e numrit të diagnostikimeve me sëmundjen e Alzheimerit apo çrregullimet e tjera të demencës.
Sot Shoqata për Alzheimer tha se një krizë e fshehur po rritet për pacientët me demencë, ndërsa kjo çështje ka marrë shumë pak fokus. Ata kërkuan nga Qeveria që të krijoj një plan konkret për sigurimin e njerëzve, në mënyrë që njerezit të ndjehen të sigurt për të hyrë në shërbimet dhe ambientet spitalore.