Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vizitoi Kamenicën 1 ditë pas futje së trupave serbe. Gjithashtu ai i bëri thirrje institucioneve, që të garantojnë sigurinë e qytetarëve dhe të mos lejojnë provokime të tilla.
-Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vizitoi sot Kamenicën, një ditë pas hyrjes së xhandarmërisë serbe në këtë zonë. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haradinaj bën me dije, se bisedoi me banorët e zonës, pas provokimit nga xhandarmëria serbe.
Gjithashtu ish-kryeministri i bëri thirrje institucioneve të Kosovës, që të mos lejojnë më provokime të tilla dhe të ofrojnë siguri për qytetarët.
Postimi i plotë
Sot në Karaçevë, së bashku me nënkryetarin e Komunës së Kamenicës z. Faton Jakupi.
Vizituam fshatin dhe biseduam me banorët e zonës pas provokimit të fundit të xhandarmërisë serbe.
Institucionet e sigurisë në Kosovë duhet të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët dhe mos të lejojnë më provokime të tilla.
RH
Mbrëmjen e djeshme, forcat e xhandarmisë serbe u futën në Kamenicë. Ata u pikasën nga kamerat e sigurisë të një restoranti. Në lidhje me incidentin ka reaguar edhe kryeministri Avdullah Hoti, i cili është shprehur, se qytetarët e Kosovës do të mbrohen nga institucionet, ndërsa njoftoi se ka nisur hetimi për rastin.



