Turizmi në Shqipëri ka humbur 1 miliard euro

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për çdo turist që do të mungojë këtë sezon, Shqipëria do të humbasë mesatarisht 53 euro në ditë.

Kjo shifër rritet ndjeshëm për të huajt dhe duke konsideruar që fuqia blerëse e shqiptarëve ka rënë.

Kjo për një humbje totale të pritur prej mbi 1 miliard euro, para që në të kundërt do të shkonin për akomodimin, shpenzime në bare, restorante, markete dhe shërbime të tjera.

Në Himarë, ky parashikim i Këshillit Botëror të Udhëtimit dhe Turizmit, është duke u ndjerë në xhepat e bizneseve që punojnë vetëm 3 muajt e verës. Një pjesë e madhe e dhomave në strukturat akomoduese të qytetit kanë qenë bosh, si pasojë e rezervimeve të munguara nga jashtë dhe fuqisë ekonomike në rënie të shqiptarë.

Çdo verë në Himarë zbarkon edhe një armatë e tërë e të punësuarve sezonalë, që vijnë nga e gjithë Shqipëria për të siguruar të ardhura.

Por këtë herë, edhe për ata, gjërat janë krejtësisht ndryshe, raporton a2.

Në një vit të vështirë si ky me shumë pasiguri, çdo para e munguar do të përkthehet në vështirësi më të mëdha financiare në vijim për qindra mijëra punëtorë të lidhur me industrinë e goditur më fort në Shqipëri.

Share This Article