Britania e Madhe i bëri thirrje sot qeverisë bjelloruse të përmbahet nga veprimet e mëtejshme të dhunës, pas zgjedhjeve presidenciale për të cilat ajo kritikon parregullsi serioze.
“Britania e Madhe i bën thirrje qeverisë së Bjellorusisë që të përmbahet nga veprimet e mëtjeshme të dhunës, pas zgjedhjeve presidenciale me të meta serioze”, reagoi në Twitter Zyra e Jashtme britanike.
Ajo i vlerësuar si plotësisht të papranueshme dhunën dhe përpjekjet e autoriteteve bjelloruse për të shtypur demonstratat.