Një gol nga penaltia i Bruno Fernandesit i ka mjaftuar Manchester Unitedit që të mposhtë Copenhagenin e të sigurojë gjysmëfinalen e Ligës së Evropës.
Portugezi realizoi katër minuta brenda vazhdimeve nga 15 minuta, pasi koha e rregullt prej 90 minutash u mbyll baras pa gola.
Në gjysmëfinale, “Djajtë e Kuq” do të përballen me fituesin e duelit Wolves-Sevilla.