ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Afganistani dhe Pakistani marrëveshje për armëpushim të menjëhershëm pas bisedimeve në Doha 3 hours ago
Liverpool nuk di më si të fitojë, Manchester United triumfon në Anfield 5 hours ago
Ana Babiç zgjidhet presidente e re e Republikës Srpska, në detyrë deri në 23 nëntor 5 hours ago
Operacioni në Zveçan dhe Zubin Potok-Prokuroria Speciale: Në kuadër të hetimeve për vrasjen e zyrtarit të EULEX-i 5 hours ago
Sulmi ndaj forcave izraelite-SHBA: Po punojmë intensivisht të rikthejmë qetësinë në Rripin e Gazës 5 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Momenti kur Trump nxirret befasisht nga konferenca e shtypit, pas të shtënave pranë Shtëpisë së Bardhë

albnews by albnews
11 August, 2020
in Bota
0
Momenti kur Trump nxirret befasisht nga konferenca e shtypit, pas të shtënave pranë Shtëpisë së Bardhë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti amerikan, Donald Trump u nxorr befasisht nga salla e konferencës së shtypit së Shtëpisë së Bardhë, pak pasi pati të shtëna jashtë gardhit të ndërtesës.

Trump u kthye në sallë pas disa minutash dhe tha se një person ishte qëlluar me armë zjarri nga forcat e rendit dhe është dërguar në spital.

RelatedPosts

Afganistani dhe Pakistani marrëveshje për armëpushim të menjëhershëm pas bisedimeve në Doha

Sulmi ndaj forcave izraelite-SHBA: Po punojmë intensivisht të rikthejmë qetësinë në Rripin e Gazës

Bizhuteri “të paçmuara” u vodhën gjatë bastisjes në Muzeun e Luvrit

Ai tha se mesa kishte kuptuar, i dyshuari kishte qenë i armatosur.

“Pati të shtëna jashtë Shtëpisë së Bardhë. Duket se (situata) është krejtësisht nën kontroll… Por pati të shtëna me armë dhe dikush është dërguar në spital. Nuk e di se si është ai person”, tha ai.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Steve Herman shkruante në Twitter, se gazetarët qëndruan në sallën e konferencës për shtyp, ndërsa Shtëpia e Bardhë u vendos nën masa sigurie.

“Ju u befasuat dhe unë gjithashtu u befasova”, u tha presidenti gazetarëve, kur u rikthye.

Ai tha se ishte çuar në Zyrën Ovale, pasi u nxorr nga salla e shtypit.

“Dua të falënderoj Shërbimin Sekret. Janë të mrekullueshëm”, tha zoti Trump në përgjigje të njoftimeve se i dyshuari mesa duket ishte i armatosur.

 “Ndoshta ‘të shtënat’ nuk kishin të bënin aspak me mua”, shtoi ai.

Shërbimi sekret konfirmoi se kishte pasur të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë.

Pak minuta pasi kishte filluar konferenca e shtypit, Presidenti Trump u nxor nga salla, pa shpjegime për ndërprerjen.

Edhe Sekretari i Thesarit, Steve Mnuchin dhe Drejtori i Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit, Russ Vought u nxorën nga salla dhe dyert u kyçën.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Afganistani dhe Pakistani marrëveshje për armëpushim të menjëhershëm pas bisedimeve në Doha

Afganistani dhe Pakistani marrëveshje për armëpushim të menjëhershëm pas bisedimeve në Doha

19 October, 2025
Liverpool nuk di më si të fitojë, Manchester United triumfon në Anfield

Liverpool nuk di më si të fitojë, Manchester United triumfon në Anfield

19 October, 2025
Ana Babiç zgjidhet presidente e re e Republikës Srpska, në detyrë deri në 23 nëntor

Ana Babiç zgjidhet presidente e re e Republikës Srpska, në detyrë deri në 23 nëntor

19 October, 2025
Operacioni në Zveçan dhe Zubin Potok-Prokuroria Speciale: Në kuadër të hetimeve për vrasjen e zyrtarit të EULEX-i

Operacioni në Zveçan dhe Zubin Potok-Prokuroria Speciale: Në kuadër të hetimeve për vrasjen e zyrtarit të EULEX-i

19 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result