ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës 3 hours ago
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe 3 hours ago
Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë  3 hours ago
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan  3 hours ago
Berisha tenton arratisjen nga burgu i Lezhës, liria i zgjat vetëm 500 metra  3 hours ago
Next
Prev
Home Maqedonia

LSDM: Të premten Zaevi do ta marrë mandatin për formimin e qeverisë

albnews by albnews
12 August, 2020
in Maqedonia
0
LSDM: Vijojnë bisedime serioze për formimin e qeverisë, kërkojmë kuadro përgjegjëse
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Dy ditë afër afatit për ndarjen e mandatit për përbërjen e Qeverisë, zyrtarisht nuk ka marrëveshje mes partive të cilat fituan më së shumti vende të deputetëve.

Nga LSDM-ja thonë se Zaevi është mandatar dhe se po vijojnë bisedimet për shumicën parlamentare, ndërsa Mickovski thotë se e ka njoftuar Ahmetin se pikërisht VMRO-DPMNE-ja është fituese në bllokun maqedonas. Që pasiguria të jetë më e madhe, spikeri i deritanishëm i Kuvendit Talat Xhaferi thotë se afati për mandat fillon të rrjedh pasi të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe se ende nuk e dërguar shkresën deri te presidenti i shtetit për Parlament të konstituuar, ndërsa shefi i shtetit Stevo Pendarovski thotë se afati rrjedh dhe se Kuvendi është konstituuar me verifikimin e mandateve më 4 gusht të vitit 2020.

RelatedPosts

Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK

Katica Janeva lirohet me kusht nga burgu i Idrizovës

Rrëzohet avioni sportiv në Maqedoninë e Veriut, lëndohen dy shqiptarë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski dje në konferencën për media tha se lideri i BDI-së Ali Ahmeti e ka informuar se BDI-ja ka filluar bisedime me LSDM-në, sepse ajo është partia e cila ka fituar në bllokuan maqedonas. Ai nuk është pajtuar me qëndrimin e Ahmetit se LSDM-ja ka fituar në bllokuan maqedonas, duke theksuar se partia e cila bindshëm ka fituar te maqedonasit është VMRO-DPMNE.

Lidhur me mundësinë për zgjedhje të reja parlamentare në vjeshtë, Mickoski vlerëson se ka mundësi për formim të qeverisë, por nëse ato shpenzohen atëherë, siç thotë, mund të bisedohet për zgjedhje të reja.

“Nuk janë shfrytëzuar të gjitha mundësitë, mendoj se ka akoma mundësi për të formuar qeveri politike, nëse edhe shfrytëzohen atëherë mund të flasim për zgjedhje të reja”, tha Mickoski.

Zëdhënësi i LSDM-së Kostadin Kostadinov dje tha se mandatar për përbërjen e Qeverisë së re është Zoran Zaevi.

“Vijojnë bisedime dhe konsultime për shumicën parlamentare dhe koalicion për mandat të plotë, katërvjeçar të qëndrueshëm. Në interes të bisedimeve në këtë moment nuk do të mundnim të jepnim hollësi”, theksoi Kostadinov.

Sa i përket afateve për dhënien e mandatit Kostadinovi theksoi se për LSDM-në është i rëndësishëm qëndrimi i presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski i cili thotë se menjëherë pas konstituimit të Kuvendit, fillojnë të rrjedhin afatet ligjore dhe se ndarja e mandatit do të jetë brenda afateve.

Liderët e LSDM-së dhe BDI-së, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti, të hënën në takimin në Kuvend nuk arritën marrëveshje rreth formimit të qeverisë së re, megjithatë, siç theksuan, bisedimet do të vazhdohen gjatë ditëve në vijim, ndërsa nëse ekziston vullneti do të arrihet epilogu pozitiv./Alsat/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

14 December, 2025
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe

Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe

14 December, 2025
Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

14 December, 2025
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result