Ukraina gjithmonë e ka mbështetur Serbinë në aspektin e Kosovës dhe kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e saj.
Kështu ka deklarur ambasadori ukrainas në Beograd, Oleksandr Aleksandrovich, i cili ka thënë se do ta njohin Kosovën nëse një ditë një gjë të tillë do ta bëjë Serbia.
“Edhe nëse Rusia tërhiqet nga Krimeja dhe Ukraina lindore, ne kurrë nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës. Ky ishte pozicioni ynë para pushtimit të Rusisë, do të jetë qëndrimi ynë deri në fund”, ka thënë ai për mediat serbe.
Serbia vazhdimisht është duke organizuar fushatë për heqjen e njohjeve të Kosovës.
Një gjë e tillë thuhet të ketë nxit edhe reagimin e SHBA-ve, të cilët i kanë kërkuar Serbisë, që të ndal fushatën e saj kundër pavarësisë së Republikës së Kosovës.