Ftesa e BDI-së, Gashi dhe Sela kërkojnë takim të ri me agjendë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy liderët e koalicionit Alternativa-ASH, Afrim Gashi dhe Zijadin Sela nuk do të marrin pjesë në takimin e nesërm të partive parlamentare shqiptare të thirrur nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Në letrën drejtuar Ahmetit, Sela dhe Gashi thanë se parimisht janë dakord për një takim të tillë për koordinim të qëndrimeve të partive shqiptare, por kërkuan të precizohet rendi i ditës dhe të shtyhet takimi për një ditë tjetër, duke nisur nga e hëna e tutje.

AAAASH:

Ne mendojmë se mekanizmi politik i Tryezës është një instrument i rëndësishëm politik për koordinimin e qëndrimeve të partive parlamentare shqiptare dhe si i tillë, mendojmë se duhet të vazhdojë të kultivohet për artikulimin e interesave shqiptare…

… do të ishte mirë që ftesa të ketë edhe një propozim për rend dite, në mënyrë që të kemi një ide më të qartë, për arsyen organizimit të Tryezës së Partive Parlamentare Shqiptare.

Përmes përgjigjes së menjëhershme, Ahmeti propozoi agjendën tre-pikëshe, me mundësi për plotësim nga pjesëmarrësit e takimit. Por nuk përfshihet mundësia e shtyrjes së takimit.

BDI:

Për takimin e ditës së enjte, më 13 gusht 2020, me fillim në ora 12:00, ju propozojmë agjendën vijuese:

  1. Statusi i realizimit të përcaktimeve nga Deklarata e Përbashkët në mandatin e kaluar
  2. Vlerësim i zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 15 korrikut 2020
  3. Krijimi i Këshillit ndërpartiak në përputhje me Deklaratën e Përbashkët dhe përcaktimi i afateve për realizimin e objektivave të përbashkëta

Ftesa propozon pjesëmarrje në formatin: Kryetar partie dhe dy bashkëpunëtorë. PDSH dhe Lëvizja Besa ende nuk kanë vendosur nëse do të marrin pjesë ose jo në takimin e thirrur nga Ahmeti për më 13 gusht, përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit. Ahmeti kishte inicuar takimin e vitit 2016 e cila rezultoi me Deklaratën e përbashkët, me të cilën partitë zotoheshin se do të realizonin shumë çështje të pazgjidhura të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, përfshirë barazinë gjuhësore dhe ekonomike.

Share This Article